Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLewandowski: Nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayernin

Lewandowski: Nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayernin

Robert Lewandowski ka konfirmuar se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichin.

Kontrata aktuale e sulmuesit polak me kampionin gjerman skadon më 30 qershor të vitit të ardshëm, shkruan Gazeta Express.

“Nuk do të nënshkruajë kontratë të re. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. I thashë klubit që nëse vjen një ofertë, atëherë duhet të mendojmë për të, gjithashtu edhe për klubin”, tha Lewandowski.

34-vjeçari gjithashtu tha se ndeshja e sotme ndaj Wolfsburgut mund të ketë qenë e fundit për të me fanellën e “Bavarezëve”.

“Është shumë e mundur që kjo të ishte ndeshja ime e fundit për Bayernin. Nuk mund ta them këtë në 100%, por mund të ketë qenë”, deklaroi ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit.

Lewandowksi është i lidhur me një transferim te Barcelona, por që Bayern Munichi thuhet se nuk po pranon që ai të largohet këtë vit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME