Skicë humuristike nga cikli “Pushimet e Liut dhe Lames në vendlindje
Liu me Sofikën bashkë me dy miqtë e tyre Lamen dhe Menekshenë kishin ardhur nga Ameriqia e largët e çoç po molloisnin mes tyre, vemi zvemi, është bërë sështë bërë, e kam parë se ke parë.
Teksa i pashë sepse më tërhoqën vëmëndjen ata e kuptuan dhe më thirrën, o zotëri të bëjmë një pyetje se po grindemi mes veti.
Vazhdo bëj pyetjen e dytë i thashë, se e para u konsumua.
Kemi nja 6 vjet pa ardhur nga Amerika se jetojmë atje. Por kemi parë në facebukra se bashkia e Fierit ka bërë parkun e ri të qytetit në Pyllin e Levanit e duam të shkojmë ta shikojmë e të shplodheni. Të marrim taksi apo shkon furgoni, autobuzi?
Mos u mundoni u thashë, uluni pini kafenë në qëndër të Fierit tek ish fabrika e miellit, aty kujdes mos lageni nga uji i shatërvanit kinez, aty ka dy ekrane të mëdha e thojuni djemve atje tua çojnë ta shikoni në ekrane sepse kanë kaluar 4 vjet dhe vetëm ferra e shkurre ka, parku i qytetit në Pyllin e Levanit. Është bërë, por vetëm në projekte 3D jo në realitet, dhe u ktheva krahët sepse nxitoja për diku që kisha marr rrugën.
Merreni në këmbë ose me biçikleta sepse ka edhe korsi enkas për atje, u thashë e qesha me vete, duke ju uruar ditë të mbarë.
Nga Tonçi, por mos e merrni seriozisht