Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËLiu dhe Lamja nga Amerika për të parë Parkun në PYLLIN E...

Liu dhe Lamja nga Amerika për të parë Parkun në PYLLIN E LEVANIT

Skicë humuristike nga cikli “Pushimet e Liut dhe Lames në vendlindje

Liu me Sofikën bashkë me dy miqtë e tyre Lamen dhe Menekshenë kishin ardhur nga Ameriqia e largët e çoç po molloisnin mes tyre, vemi zvemi, është bërë sështë bërë, e kam parë se ke parë.


Teksa i pashë sepse më tërhoqën vëmëndjen ata e kuptuan dhe më thirrën, o zotëri të bëjmë një pyetje se po grindemi mes veti.


Vazhdo bëj pyetjen e dytë i thashë, se e para u konsumua.


Kemi nja 6 vjet pa ardhur nga Amerika se jetojmë atje. Por kemi parë në facebukra se bashkia e Fierit ka bërë parkun e ri të qytetit në Pyllin e Levanit e duam të shkojmë ta shikojmë e të shplodheni. Të marrim taksi apo shkon furgoni,  autobuzi?


Mos u mundoni u thashë, uluni pini kafenë në qëndër të Fierit tek ish fabrika e miellit, aty kujdes mos lageni nga uji i shatërvanit kinez, aty ka dy ekrane të mëdha e thojuni djemve atje tua çojnë ta shikoni në ekrane sepse kanë kaluar 4 vjet dhe vetëm ferra e shkurre ka, parku i qytetit në Pyllin e Levanit. Është bërë, por vetëm në projekte 3D jo në realitet, dhe u ktheva krahët  sepse nxitoja për diku që kisha marr rrugën.


Merreni në këmbë ose me biçikleta sepse ka edhe korsi enkas për atje, u thashë e qesha me vete, duke ju uruar ditë të mbarë.

Nga Tonçi, por mos e merrni seriozisht

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME