Familja Beharaj në fshatin Kraps të njësisë administrative Portëz të Fierit, apelon për ndihmë, për të kuruar djalin e paralizuar. Nëna e Lorenc Beharaj, shprehet se ajo dhe familja e saj po kalojnë ditë të ështira, për shkak të pamundësisë financiare, për të kuruar 28-vjeçarin që u paralizua disa vjet më parë.
Shqetësimi kryesor për këtë familje është djali i madh, Lorenci, i cili ka kaluar paralizë disa vite më parë, duke u detyruar madje të ndërpresë dhe shkollën. Aktualisht, sipas nënës së Lorencit, Adriana Beharaj, i biri është në gjendje të qëndrueshme, por ajo apelon për ndihmë financiare me qëllim që të kurojë jashtë vendit të birit.
Edhe vetë Lorenci, apelon për ndihmë, pasi dëshira e tij më e madhe është të rikthehet fizikisht si më parë.
Për shkak të sëmundjes së të birit, babai i Lorencit, Lavdrim Beharaj, gjithashtu ka kaluar në depresion, ndërsa aktualisht i vetmi që punon për të siguruar të ardhura në familje, është djali i dytë i familjes beharaj.
Ndaj lutja dhe kërkesa e Adriana Beharaj, është apeli për ndihmë ndaj institucioneve por dhe bizneseve, me qëllim që të sigurojë mundësi financiare për kurimin e të birit.
Për ta ndihmuar mundë të kontaktoni në numrin e telefonit 069 449 3099.