Gjendet i pajetë shoferi i makinës tip ‘Ford’ i cili doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës, Rrogozhinë Lushnjë. Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Konjat.
Trupi i Fabjol Ibralliun u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm. Dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi prej 160k/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.