Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet i moshuari, dyshohet se pērdhunoi një 24-vjeçare

Arrestohet i moshuari, dyshohet se pērdhunoi një 24-vjeçare

Policia e Lushnjes arrestoi një 63-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare.

Ngjarja për të cilën akuzohet 63-vjeçari ka ndodhur dy javë më parë. Sipas njoftimit të policisë, 63-vjeçari L.T banues në Barbullinjë, u arrestua me urdhër të Prokurorisë.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura””, thuhet në njoftimin e Policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME