Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Hapën pusin për të vaditur tokat

Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Hapën pusin për të vaditur tokat

Një ngjarje tragjike ndodhi mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, aty ku dy tw rinj, Besnik Veliaj, 38 vjeç, dhe Bledar Bregu, 33 vjeç, hyn të pastronin pusin e ujit, por mbetën të bllokuar brenda, ku fatkeqësisht 38-vjeçari ndërroi jetë.

LB365 dhe gazetari Xhemil Beharaj ka sjellë dëshminë e motrës së 33-vjeçarit Bregu, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përlotur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Enkelejda Banaj thekson se vëllai i saj ishte shok me viktimën dhe të dy bashkë kishin hyrë për të pastruar pusin.

‘Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin’, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/581202843654793

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME