Është kthyer në tragjedi, ngjarja e ndodhur në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.
Korrespondenti i SYRI TV njofton se njëri nga burrat që u nxorrën të gjallë nga pusi në këtë fshat, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Mësohet se ka humbur jetën 38-vjeçari Besnik Veliaj, i cili ka mbërritur i pajetë në spitalin e Ballshit.
Veliaj dhe Bledar Bregu ishin duke pastruar një pus uji kur janë ndeshur në shtresa gazi, duke u dëmtuar rëndë.
Policia e Mallakastrës/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/581202843654793
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.