Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRehabilitimi dhe devijimi i shtratit të lumit Gjanica u merr kopështet banorëve...

Rehabilitimi dhe devijimi i shtratit të lumit Gjanica u merr kopështet banorëve por rrezikon dhe banesa.

Fier – Prej disa muajsh ka nisur rehabilitimi i shtratit të lumit Gjanica segmenti i dytë nga ish “ura me shkallë” deri tek ura e rrotondos së Sheqit të Mdh.


Në një segment afro 100 metra gjatësi zbatimi i projektit ka bërë që të devijohet shtrati i saj. Ky devijim sipas bashkisë është kryer pasi toka është pronë e shtetit dhe për të mos prishur banesa e për të mos kryer shpronësime u krye devijimi me qëllim kryerjen e trotuareve e lulishteve nga dyja anët e saj.


Ky devijim u ka marr afro 20 banorëve një pjesë të kopështeve shtëpiak që pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë me dokumentacion.
Ky devijim i shtratit të lumit Gjanica preku dy banesa ku tek njëra e shmangën projektin me 5 metra ndërsa për banesën dy katëshe të vëllezërve Likrrapaj piketa e projektit shkonë fare pranë themelit të banesës.

Ai pohonë faktin se banesa ka 22 vjet e ndërtuar me leje dhe e legalizuar. Në të banon familja e tij 5 anëtarëshe në katin e parë dhe i vëllai në katin e dytë. Jam ankuar , thotë AI në bashki, nuk më kanë dhënë përgjigje, 3 telegrame kryeministrit e thonë do vijm për verifikim e nuk kanë ardhur.

Bega pohonë se nuk është kundër rehabilitimit të lumit Gjanica por ose të devijohet projekti 6 metra larg themelit mos më shkatërrohet banesa, ose të më dëmshpërblejnë dhe ua lë banesën, iki. Bega pohonë e faktin se zbatues të projektit e kan shantazhuar duke i thënë se me ankesat që po bën po stpon punën dhe do paguaj dëmet e ditëve të ndalura të punonjësve të firmës

Bashkia nga ana e saj e ka marr në shqyrtim rastin e familjeve Likrrapaj dhe do vendosi ose devijim projekti ose dëmshpërblim banese, por devijimi i shtratit të lumit Gjanica u krye me qëllim kryerje trotuaresh e lulishte nga dyja anët meqenëse toka ka pronar shtetin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME