Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVrau turkun, forcat speciale gjermane arrestojnë shqiptarin 23-vjeçar

Vrau turkun, forcat speciale gjermane arrestojnë shqiptarin 23-vjeçar

Pothuajse dy javë pas vrasjes së një të riu në Gjermani, policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha.

Shqiptari u arrestua nga forcat speciale në Gelsenkirchen pasi kërkohej prej 2 javësh për vrasjen e 31-vjeçarit turk në Kiel.

Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme.

23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.

Pas vrasjes ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane i druheshin arratisjes së tij për në Shqipëri. Policia nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur dy javët e fundit 23-vjeçari.

Si ndodhi ngjarja dy javë më parë? 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit pak para mesnate në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, ku shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të mjekëve për ta shpëtuar. Pas ngjarjes, i riu shqiptar u larguar nga skena e krimit në drejtim të paditur. Ndërsa autoritetet gjermane e shpallën në kërkim duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë euro për këdo që jep informacion. Autori Fisnik Hoxha u arrestua pasditen e sotme nga forcat speciale gjermane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME