Mançester Siti shënon 10 dhe Broja sheh goleadën e skuadrës së tij nga pankina

Kupa FA në Angli, aktiviteti më i vjetër futbollistik për klube në botë, si zakonisht nuk shmang çuditë që në raundet e parë të tij, ku në skenë janë si skuadra amatore, ashtu edhe ato të Premier Ligës.
Një nga çuditë më të mëdha në historinë e turneut ka ndodhur sot kur një ekip i kategorisë së pestë, Meklefsilld, ka eliminuar me fitoren 2-1 Kristal Palasin, fituesin në fuqi të trofeut, i cili kishte bërë mrekullinë në edicionin e kaluar.
Evertoni, Bornmuthi dhe Totenehmi dolën nga gara që sot, pas humbjeve në përballje me ekipe të tjera të Premier Ligës, dy nga të cilët u zgjidhën me penallti. Ndërkohë, Mançester Siti ka qenë i pangopur me gola, duke shënuar 10 të tillë ndaj Ekseter.
Anis Mhemeti la shenjë në fitoren 5-1 të Bristol ndaj Uotford, ndërsa Armando Broja ishte spektaktor në pankinë në duelin e fituar me të njëjtin rezultat nga Bërnli i tij përballë Milluoll. /Panorama Sport/
REZULTATET:
-Çeltenhem-Leister 0-2
-Everton-Sandërlend 1-1 (0-3 P)
-Meklesfilld-Kristal Palas 2-1
-Ullvërhempton-Shrusbëri 6-1
-Borhem Ud-Barton 0-5
-Bërnli-Milluoll 5-1
-Donkaster-Sauthempton 2-3
-Fullhem-Midëllsbrou 3-1
-Ipsuiç-Bllekpull 2-1
-Mançester Siti-Ekseter 10-1
-Njukasëll-Bornmuth 3-3 (7-6 P)
-Shefilld Uensdi-Brentford 0-2
-Stouk-Koventri 1-0
-Bristol-Uotford 5-1
-Kembrixh-Birmingem 2-3
-Grimsbi-Ueston Super Mer 3-2
-Totenhem-Aston Vila 1-2











