Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMancini i përgatitur vetëm për fitore

Mancini i përgatitur vetëm për fitore

“Respektojmë gjithmonë çdo kundërshtar e ndeshje, kjo është baza e sportit. Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë, duke e ditur se ka vështirësi. Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët”. Roberto Mancini do të kishte dashur tjetër atmosferë sigurisht.

Mendja e tij, dëshiron apo jo, sillet gjithnjë nga Katari, aty ku Italia e tij është mungesa e madhe. Kështu, tekniku i të kaltërve mund vetëm të ngushëllohet me miqësoren me Shqipërinë. Ku do të gjejë një koleg të vjetër si Edoardo Reja dhe shumë fytyra të njohura që luajnë në Serie A.

NJOHJA E KUNDËRSHTARIT

“Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim se si shkon – tha Mancini -. Shqiptarët në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin në Itali. Lojtarët shqiptarë i njoh mjaftueshëm. Herën e fundit që kam qenë këtu, kam qenë me U21, por është një kënaqësi që vij në Shqipëri. I njoh të gjithë lojtarët që luajnë në Itali dhe të tjerë që luajnë në Europë”.

Duke u kthyer te miqësorja, tekniku i kampionëve të Europës, e vlerëson si një test të rëndësishëm: “Kjo është ndeshje e cila ka vlerë, edhe pse nuk është ndonjë turne. Por është ndeshje ku mund të provojmë djem të rinj që nuk i njohim ende mirë. Na kënaq që Chiesa është kthyer, edhe pse nuk është ende në formë maksimale. Por është e rëndësishme që është mirë. E njëjta vlen për Zaniolo që për ne është një aset i rëndësishëm. Mendoj se është një lojtar që mund të na japë shumë, jam i sigurt që mund të përmirësohet”.

MUNGESA NË KATAR

Sigurisht mungesa në Botëror është një dramë që Mancini po e ndjen edhe më shumë me turneun në prag: “Janë disa muaj që po e përjetoj keq, që nga marsi. Mendoj se e meritonim të shkonim në Botëror. Por për fat të keq, e kishim mundësinë dhe e gabuam. Futbolli dhe sporti është i tillë, me raste pas një kënaqësie të madhe vjen një zhgënjim i madh dhe ndodh, nuk mund të bëjmë asgjë dhe të mundohemi të mos ndodhë më. Kampionati Botëror pa Italinë është pak ndryshe” e mbylli Mancini.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME