BOTA
Maqedonia e Veriut dhe Kosova me një pikëkalim të përbashkët kufitar

Prej ditës së sotme, pika kufitare Glloboçicë – Jazhincë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të operojë me një kontroll të vetëm të përbashkët.
Kjo pikëkalim i përbashkët është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2024, në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që parashikon dy pika kufitare të përbashkëta: Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Kjo është pika kufitare e dytë që bëhet vetëm me një kontroll pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, që u inaugurua në prill.