Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMarku pas fitores së 12 radhazi, “Nuk më intereson kush, më sillni...

Marku pas fitores së 12 radhazi, “Nuk më intereson kush, më sillni këdo”

“Ishte një duel i mirë, bëra disa gabime, ishte më e vështirë se mendohej. Ne shkëmbyen grushte, meksikanët e dini që vijnë të luftojnë dhe ky erdhi të luftonte”. Me këto fjalë, Florian Marku tregoi se fitorja e 12 radhazi në ringun profesionist ishte më e vështirë se sa e priste. E megjithatë, në fund, boksieri shqiptar ka mbetur i pamundur, e duke lëshuar sfidën në mikrofonët e “Sky Sports” se është gati të përballet me këdo.

Duke iu kthyer ndeshjes, Marku, që mori një goditje me kokë nga kundërshtari, pranoi se ai moment ia kishte komplikuar ndeshjen: “E çara ishte problem se nuk mund të shihja me syrin e majtë. E nisa mirë dhe mendoj se e çara me dëmtoi – tha boksieri, duke falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe -. Ishte e pabesueshme, dua të falënderoj të gjithë që më mbështetin. Turma ishte e mrekullueshme. Unë desha të paraqitesha edhe më mirë, por nuk desha një kundërshtar të lehtë këtu”.

Momenti më kritik ishte KD i pësuar në raundin e tetë: “Momentin kur u rrëzova? Nuk ishte dhimbje, ishte si rrufe, për një sekondë, por asgjë më shumë”.

E në fund, Marku lëshoi edhe sfidën: “Nuk më intereson kush është, këdo që të më sjellin do të jap më të mirën”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME