Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMarrëzia mund të sjellë idetë më brilante

Marrëzia mund të sjellë idetë më brilante

Nga Eldi Pasko*

Pavarësisht se mund të duket disi kontradiktore në momentin e parë që e lexon, kjo hipotezë po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet kohët e fundit dhe mund të jetë në fakt e vërtetë. Personalisht isha skeptik në vërtetësinë e ketij mendimi radikal ne kohërat e sotme kur njerzit janë aq të ngarkuar sa mund të harrojnë të ushqehen e aq më pak te kenë mundësinë të mërziten. Keshtu u shtyva të mendoj , çfarë ndodh në të vërtetë me ne kur mërzitemi ? Çfarë mund të ndodhi nëse ne nuk mërzitemi asnjeherë? Çfarë mund të ndodhë nëse ne arrijmë ta zhdukim mërzinë si emocion njerëzor? Ndoshta një nga karakteristikat kryesore të të qënit një kërkues ose “researcher” siç është dhe termi anglisht, është kurioziteti i brendshëm dhe ambicia për të kërkuar më thellë rreth temave që i kanë të paqarta dhe unë bëra të njejtën gjë me pyetjet e mia.

***

Mbas një farë kohe duke kërkuar në internet, si i vetmi burim informacioni në kohë karantine, unë u hasa me një TED Talk që shpjegonte ekzaktësisht temën tonë. Bazuar në fjalët e Manoush Zomorodi, e cila është dhe folësja në këtë TED Talk, është në të vërtetë një lidhje midis mërzisë dhe inovacionit. Ajo ishte shtyrë nga eksperieca e saj, në një luftë për të gjetur një mënyrë që të punonte në profesionin e saj si gazetare dhe gjithashtu të ishte një nënë shëmbullore për fëmijën e saj të sapolindur, që të arrinte në këtë zbulim. Zbulimi konsiston në faktin që kur ne mërzitemi , ne aktivizojmë një ndërlidhje ose një netëork në trurin tonë e quajtur “ the default mode” (DMN). Në fjalë më të thjeshta , një pjesë e trupit dhe trurit tonë kalojnë në autopilot kur ne kryejmë veprime të jetës së përditshme si nderja e rrobave , përgatitja për shkollë , ecja për në punë, por në të vërtetë këto janë momentet kur truri ynë është vërtetë i zënë. Në momentin që mëndja jonë është diku gjetkë pra jo e fokusuar në veprimin rutinë që po kryen, ne fillojmë të mendojmë në hapsira më të thella të ndërgjegjies tonë duke sjellë mendime të reja në sipërfaqe. Diçka vërtetë interesante ishte se një nga aftësitë që shumica nga ne aspiron ta ketë dhe ata që e kanë mburren me këtë fakt është duke na dëmtuar akoma më shumë. Multitasking po na dëmton trurin. Pra nëse ne jemi multitasker, të aftë për të kryer tre ose katër aktivitete njëkohsisht, ne në të vërtetë nuk po kryejmë tre ose katër aktivitete njëkohsisht sepse truri ynë nuk fuksionon në atë mënyrë. Në vend të ksaj ne po kalojmë vëmendjen tonë nga një gjë në diçka tjetër në mënyrë aq të shpejtë sa truri ynë, nga mbingarkesa e madhe, harxhon më shumë energji dhe nuk arrin të përthithë të gjithë impulsin e përçuar nga sinapset. Sipas statistikave, 10-20 vjet më parë ne kalonim vëmendjen tonë nga një gjë në diçka tjetër çdo 3-5 min por tani është më pak se 45 sekonda. Mesatarisht, një person kontrollon emailin e tij 74 herë në ditë dhe kryen veprime të ndryshme në kompjuter ose telefon 566 herë në ditë. Bëra disa testime dhe arrita në përfundimin që këto statistika janë të vërteta. Unë mata veten time përgjatë një dite duke përdorur aplikacione të ndryshme për të mbajtur shënime për performancën time dhe dola në përfundimin që vetëm gjatë kohës që isha në dush ose kur tentoja të lexoja ndonjë libër mund të shkëputesha dhe mos përdorja pajisjet elektronike. Duhet ta pranoj se dhe gjatë këtyre momenteve ndihesha shpeshherë nervoz ose në ankth se çfarë po ndodh në botën virtuale me të cilën jam i lidhur. Por ishte gjatë këtyre momenteve kur unë mund të mendoja më qetë dhe më qartë se çdo moment tjetër i ditës. Ishte gjatë këtyre momenteve që unë mund të mendoja dhe të fantazoja për çdo gjë që mendja më sillte dhe jo çfarë sugjerimesh kishte për mua Instagrami apo Netflix atë ditë.                

 Znj. Zomorodi ka kryer një eksperiment me persona që kishin të njëjtin problem me të. Eksperimenti konsistonte në një provë që duhet bërë nga çdo individ për të matur rezultatet. Individët duhet të zgjidhnin midis fshirjes së aplikacionit që i mbante më shumë të mbërthyer gjatë ekranit ose të mos përdornin telefonin personal përgjatë ditës nëse nuk do të kishin vërtet nevojë për të. Mbas një periudhe monitorimi prej 30 ditësh, zonja në fjalë arriti në konkluzionin se eksperimenti kishte arritur të reduktonte kohën mesatare të përdorimit të telefonit në ditë nga 200 minuta në 194 minuta. Ajo nuk mendoi se eksperimenti kishte pasur sukses por në fakt shumë shkencëtar neurolog pranuan se nuk do ta kishin menduar asnjëherë se në një periudhë 30 ditore do ishte një reduktim prej 6 minutash. Çfarë ishte vërtetë një fitore ishte fakti që të gjithë personat që morën pjesë në eksperiment ndihen tani më të qetë se më parë dhe mund të bëjnë një gjumë më të rehatshëm. Ata janë gjithashtu të aftë të mendojnë më qartë gjatë ditës dhe t’i shohin gjërat nga një prespektivë tjetër. Të rinjtë e grupit përjetuan emocione dhe ndjesi që nuk i kishin përjetuar më parë për shkak se kanë lindur në epokën dixhitale. Ata nuk e kishin provuar asnjëherë ndjesinë e të qënit i shkëputur nga teknologjia rreth tyre.

***

Teknologjia po na bën më pak kreativë. Unë mendoj se kjo fjali është derivat i temës sonë por ne duhet t’i kushtojmë vëmendjë kësaj nënteme për të krijuar një ide sa më të qartë të të gjithë diskutimit. Historia mund të na ndihmojë të ndërtojmë disa baza të forta argumentash. Mendjet më të ndritura dhe zbulimet më të mëdha të njerzimit i përkasin pjesës së historisë përpara epokës dixhitale. Mbase jo të gjitha por 99% e tyre janë të lidhura me botën para internetit. Ajnshtajni (Albert Einstein ) nuk kishte internet dhe aq më pak një laptop. Shekspiri ( Ëilliam Shakespeare ) shkruajti Mbretin Lir dhe Makbethin në kohën që qëndroi në izolim prej murtajës. Arkimedi (Archimedes) thërriti Eureka kur zbuloi një nga metodat më të përdorura dhë më të sakta të matjes së vëllimit të trupave më formë të çrregullt ndërkohë që ishte në vaskë. Vetë Stiv Xhobsi (Steve Jobs) la studimet dhe duhet të praktikontë budizmin para se t’i prezantonte botës Apple në 1976. Sigurisht, duhet thënë se ka dhe përjashtime si Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe Jeff Bezos që kanë krijuar pasurinë e tyre duke u mbështëtur në teknologjinë e avancuar të shekullit të 21, por dhe ata vetë nuk janë aq të ndërlidhur me teknologjinë sa klientët e tyre. Sipas një inxhinieri në Netflix, në ditët e sotme kompanitë si Apple, Facebook, Tëitter, Snapchat, etj, paguajnë një departament të tërë për të gjetur mënyra për të mbajtur përdoruesit e tyre të lidhur mbas aplikacionit.                                                

Ne përdoruesit kemi gjithashtu pjesën tonë. Ne nuk mund t’u rrezistojmë atyre orëve “të mërzitshme” jasht pune ose fundjavave dhe t’i shijojmë pa praninë e teknologjisë. Ne jemi kaq të lidhur me teknologjinë sa laptopi ose telefoni celular shërben si një ilaç për mërzinë. Dhe çfarë ndodh kur e përdor një ilaç së tepërmi? Ti krijon varësi. Në botën e biznesit, vetëm dy biznese i konsiderojnë klientët e tyre me termin përdorues dhe ato janë shpërndarësit e drogës dhe kompanitë teknologjike. Për ironi të fatit njerëzit krijojnë varësi për të dyja.

Të mërzitesh nuk ështe dhe aq keq sa duket. Fëmijët para kohës së internetit duhet të shpiknin lojëra për të kaluar kohën sepse ishin të mërzitur. Kjo do të sillte më vonë një brez më kreativë se ai që e ka pasuar. Janë momentet e mërzisë kur truri duhet të aktivizojë Frontal Cortex, pjesën e trurit që është përgjegjëse dhe mendohet të jetë qendra e mendimit kreativë, në mënyrë që të prodhojë aktivitete për të kaluar kohën. Mbase jo të gjithë ne do të jemi gjeniu i shekullit vetëm për faktin se zgjodhëm mërzinë dhe jo teknologjinë por një gjë është e sigurtë, ne do të ndihemi më të qetë dhe më të vetëdijshëm se më parë. Do jemi në gjendje të zgjidhim probleme të vogla të jetës së përditshmë në mënyra më inovatore dhe pak mërzi mund të na japi një qartësi në vendosjen e synimeve ose marrjen e vendimeve. Pra , herën tjetër që do kontrolloni celularin tuaj, mos harroni të pyesni veten se çfarë po kërkoni në të vërtetë në të. Sepse nëse përgjigjia do të jetë që të shpërqëndroni veten tuaj ose të mbysni mërzinë, bëni një pushim, sodisni jashtë dritares dhe kuptoni se duke bërë asgjë në fakt ju jeni më produktiv se asnjëherë më parë.

*Student -Universiteti Epoka

Citime

Zomorodi, M. (April 2017). How boredom can lead to your most brilliant ideas. Retrieved from TED website


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME