Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMarseille eliminon PSG nga Kupa e Francës

Marseille eliminon PSG nga Kupa e Francës

Në Velodrome, Marseille fitoi 2-1 ndaj Paris Saint-Germain dhe e eliminoi nga Kupa e Francës. Skuadra e Tudor kaloi në epërsi në minutën e 31′, me Sanchez që realizoi penalltinë e fituar nga Under. Ramos i ngriti parisienët në këmbë në minutën e 47′ me një goditje me kokë. Por në pjesën e dytë OM u rikthye në rrugën e duhur me goditjen e Malinovskyi në minutën e 57′. Në ndeshjet e tjera Lyon eliminoi Lille me penallti. Vijon përralla e Rodez, që kaloi edhe Auxerre.

MARSEILLE-PSG 2-1

Në Velodrome, Marseille mposhti Paris Saint-Germain 2-1 duke e eliminuar nga Kupa e Francës. OM filloi më mirë se kryeqytetasit ndeshjen, me një shans shumë të mirë pas 10 minutash në krosimin e Gigot që parakaloi gjithë portën pa u devijuar. Të besuarit e Tudor ushtruan presion shumë të lartë, pothuajse deri në zonën e penalltisë së PSG. Në minutën e 25′, marsejezët mund të kishin marrë avantazhin në goditjen e Guendouzi nga jashtë zonës. Rezultati u zhbllokua në minutën e 31′, me Alexis Sanchez që realizoi penalltinë e fituar nga Under. Pa Mbappe të dëmtuar, formacioni i Galtier tentoi të reagojë, me blicin e Neymar. Braziliani në minutën e 40i u ndal vetëm nga shtylla. Shtatë minuta më vonë, në shtesë, krosimi i Neymar ishte i përpiktë për Sergio Ramos, që shënoi golin e barazimit me kokë.

Muzika ndryshoi disi në fillim të pjesës së dytë, me parisienët që vendosën më shumë agresivitet dhe përqendrim në fushë. Vetëm se Marseille nuk e ndërpreu intensitetin e lojës dhe në minutën e 57′ u rikthyen në avantazh. Një goditje fantastike me kokë e Malinovskyi në hyrje të zonës përfundoi në rrjetë. Dy gola në dy ndeshjet e para për ukrainasin me fanellën e Marseille. Në njëzet minutat e fundit, PSG mori frenat e lojës. Në minutën e 79′ Messi u afrua me golin e 2-2, me një të majtë nga e djathta që përfundoi mbi traversë. U mbyll 2-1, me Marseille që meritoi të hyjë në raundin tjetër. PSG i eliminuar e tmerrësisht steril pa Mbappe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME