Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAhmetaj tek Partia Demokratike, këshilltar i Genc Rulit

Ahmetaj tek Partia Demokratike, këshilltar i Genc Rulit

Në CV zyrtare, Arben Ahmetaj është kujdesur të fshehë hapat e para në politikë pranë Partisë Demokratike. Në vitin 1991 që përkon me rënien e diktaturës, Ahmetaj përfundoi studimet për gjuhë angleze në Unversitetin e Tiranës. Në vitin 1992 ai shërben në Ministrinë e Financave si këshilltar i ministrit demokrat Genc Ruli.

Ai la punën në emigracion në shtetin grek ku ishte shpërngulur prej korrikut të vitit 1991 dhe u katapultua pranë njërit prej ministrave më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Në këtë kohë, Arben Ahmetaj punoi edhe në një projekt të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Projekt që kishte mision për të ndihmuar në transformimin e finanancve shqiptare, nga një shtet komunist në një ekonomi tregu.

Në vitin 1992, ai fiton formimin e parë në profilin ekonomik përmes një kursi 1-mujor në SHBA për mikrokreditë. Deri në vitin 1995 ai ka punuar edhe si Këshilltar për çështjet Fiskale në Bankën e Shqipërisë.

Ahmetaj po i rriste ambiciet dhe kuptoi se me diplomën e një mësuesi anglishteje nuk do të arrinte atje ku donte. Në periudhën mes viteve 1995-1997 ai zhvendoset në SHBA ku kryen studimet master në degën “Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci” në Kentucky të Shteteve të Bashkuara. Më në fund, ai e kishte një diplomë ekonomike, profil që i përshtatej edhe me punën.

https://ads1.medium.al/www/delivery/afr.php?zoneid=31&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ahmetaj në gjithë rrugëtimin e tij, ka pasur nuhatje të fortë për të qenë me fituesit, por pa fituar kurrë një betejë vetë. Nga demokrat, ai konvertohet në socialist në 1997. /TCH/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME