Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMasakra e Srebrenicës/ Presidenti Meta: Dënimi i gjenocidit, rruga për të ecur...

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti Meta: Dënimi i gjenocidit, rruga për të ecur drejt BE-së

Presidenti Ilir Meta thotë se sot nderojmë me pikëllim kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës që ndodhi 27 vite më parë. Kreu i shtetit shkruan në një postim në facebook, se dënimi i gjenocidit është edhe rruga për të ecur drejt Bashkimit Europian. ”Fryma e urrejtjes, përçarjes, ndasive dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona, por duhet të marrë një dënim të merituar për të mos lejuar më të tilla masakra të përsëriten në të ardhmen”.

Postimi i plotë

Me pikëllim të thellë nderojmë sot kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 27 vite më parë, në zemër të Europës.

Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

Fryma e urrejtjes, përçarjes, ndasive dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona, por duhet të marrë një dënim të merituar për të mos lejuar më të tilla masakra të përsëriten në të ardhmen!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME