Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMaskoheshin si blogerë/ Çfarë filmuan rusët dhe ukrainasi në fabrikën e armëve...

Maskoheshin si blogerë/ Çfarë filmuan rusët dhe ukrainasi në fabrikën e armëve në Gramsh

Dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zori si dhe shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç po mbahen në komisariat prej mbrëmjes së djeshme pasi u arrestuan për shkak të sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e armëve në Gramsh.

Policia shqiptare dhe autoritetet e tjera kanë njoftuar ambasadën ruse në Tiranë në lidhje me ngjarjen e ndodhur duke kërkuar informacion për këta tre individë.

Por çfarë kanë postuar ata në rrjetet sociale

Në tre profilet e tyre personat e arrestuar prezantohen me emra të tjerë. Shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç mban në instagram emrin Cyanidium ndërsa në të dhënat e mëposhtme e përshkruan veten si fotograf që ka pasion për të eksploruar vende të ndryshme.

Në story një ditë më parë ai ka ndarë edhe foton e automjetit të tij tip “Chevrolet”, që u raportua edhe nga autoritetet vendase si tregues i mjetit me të cilin po udhëtonin tre shtetasit e huaj.

Ai ka postuar shumë foto të udhëtimeve të tjera ndërsa destinacioni i fundit para se të mbërrinte në Shqipëri ka qenë Italia. Ndërkohë në korrik të vitit të kaluar ai ka qenë sërish në Shqipëri ku ka postuar një foto në rrjetin e tij social.

Rusja e arrestuar Svetlana Timofeeva mban në instagram emrin Lana Sator, e cila po ashtu ndjek të njëjtin model në rrjetet sociale. Ajo prezantohet si eksploruese dhe viziton vende të ndryshme. Ajo ka edhe një blog të saj të vendosur me link ku shkruan për udhëtime të ndryshme që bën,

Ditën e djeshme ajo ka postuar foto të ndryshme të shkrepura në uzinën e armëve në Gramsh duke përshkruar fortësinë e dyerve në tunelet e vjetra.

Më 3 maj të vitit 2018, ajo ka shkruar një artikull për bazat e braktisura ajrore në Europën lindore ku përmendet edhe Shqipëria.

“Disa besojnë se baza ndodhet nën një mal respektivisht mes Bosnjes dhe Kroacisë dhe emigrantët kalojnë nëpër bunker. Por kjo nuk është kështu. Të gjithë migrantët vijnë përgjatë mbetjeve të pistave. Meqë ra fjala ne i takuam atje rreth 10 persona të arratisur nga Iraku. Disponim i mirë, anglishte e shkëlqyer dhe qëndrim pozitiv. Edhe pse aftësi jashtëzakonisht të ulëta të fshehta.

Fatkeqësisht, as mbetjet e avionëve nuk janë ruajtur në këtë bazë ajrore, megjithatë, ka një avion monumental aty pranë me një lëndinë të shkëlqyeshme përreth, në të cilën është mirë të vendosesh për natën me tenda. Prandaj, shkuam në Shqipëri, në një tjetër bazë ajrore nëntokësore të braktisur sepse ne prisnim vula betoni të hapur”, thuhet në artikullin që mban emrin Lana Sator.

Rusi i dytë i cili po ashtu gjendet lehtësisht nga postimet ku tre personat e arrestuar kanë bërë tag njëri tjetrin ka postuar tre Story të ndryshme ndërsa në bion e tij në instaram shkruan: “Shumë kurioz për të qëndruar në shtëpi”.

Policia ka dyshime se ata janë të përfshirë në spiunazh, ndërsa dyshimet shtohen akoma më shumë nga forma e kundërpërgjigjes së njërit prej tre të rinjve ndaj ushtarëve të shqiptarë në momentin kur ata janë afruar për t’i komunikuar se po lëvizin në një zonë të ndaluar.

Rusët dhe ukrainasi i kanë mohuar akuzat duke theksuar se shkrepin foto vetëm për t’i postuar në profilet e tyre në instagram ku kanë foto edhe nga udhëtimet e bëra më herët në zona të ngjashme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME