Thyerja e aplikacionit të komunikimit “Sky ECC” nga policia, ka sjellë një numër të lartë arrestimesh në të gjithë Ballkanin dhe të gjithë botën. Pjesë e këtyre arrestimeve kanë qenë qindra shqiptarë, që nga Britania e Madhe, Belgjika, Holanada etj… e deri në Amerikën Latine.
Por mesa duket, bandat kriminale kanë zbuluar një tjetër metodë për të komunikuar. Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”. Pikërisht ky aplikacion përdoret edhe në Shqipëri nga bandat kriminale për të kryer porosi, nga trafiku i drogës deri tek porositë e vrasjeve.
Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer së fundmi në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.
Nuredin Dumani përmes dëshmisë së tij ka zbardhur skemën, duke nisur nga porositësit dhe deri te ekzekutimi i atentateve.