Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMbappé i pandalshëm, tris i PSG. Milan sheh eliminimin, Dortmund ‘nxin’ Qymyrxhinjtë

Mbappé i pandalshëm, tris i PSG. Milan sheh eliminimin, Dortmund ‘nxin’ Qymyrxhinjtë

Gola, spektakël e befasi në mbrëmjen e të mërkurës, që pa në fushë katër grupet e dyta të Champions. Jetë e vështirë e Atletico Madrid në Skoci i ndalur 2-2, por akoma më keq ka shkuar për Milan. Në Parc des Princes, kuqezinjtë u dorëzuan 3-0 ndaj PSG, të udhëhequr nga një super Mbappé. Italianët rrezikojnë tani eliminimin, sepse në Newcastle ka triumfuar Borussia Dortmund. Asnjë problem për Manchester City e Leipzig në Grupin G.

GRUPI E

Lazio mund të marrë frymë, pavarësisht disfatës në Rotterdam me Feyenoord. Në ndeshjen tjetër Atletico Madrid u ndal 2-2 në Glasgow përballë Celtic, duke qendruar vetëm një pikë mbi italianët. Skocezët janë të fundit me pikën e parë të fituar, edhe pse i shkuan afër suksesit. Furuhashi hapi serinë e golave për Celtic në minutën e 4′, duke i dhënë një goditje spanjollëve. Sidoqoftë Grizmann barazoi në të 25′, pasi humbi penalltinë, por duke e shtyrë gjithësesi topi në rrjetë. Celtic nuk u dorëzua dhe gjeti edhe njëherë avantazhin me Palma tre minuta më pas. Simeone shpëtohet nga Morata, që barazoi 2-2 në minutën e 53′. Në fund, kartoni i kuq i De Paul rrezikoi të kapitullonte Colchoneros, por muri i Simeone rezistoi deri në fund.

GRUPI F

Spektakolar, ashtu si pritej Grupi F. Vështirësitë e Milan rishfaqen edhe në Champions, ku dolën të mundur 3-0 nga Parc des Princes. PSG i dha kuqezinjve një leksion të vërtetë futbolli, duke përshpejtuar sipas situatave me Mbappé dhe Dembelé e duke përfituar nga gabimet e vazhdueshme në mbrojtje të skuadrës së teknikut Pioli. Kampioni francez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32′, më pas erdhën edhe golat e Kolo Muani (52′) dhe Lee Kang-in (88′). PSG është tashmë i pari me gjashtë pikë, Milan i fundit me 2, i kaluar edhe nga Dortmund, fitues në Newcastle.

Në grupin e PSG e Milan, Borussia ishte e fundit e grupit, por kundër kryesuesve anglezë (deri para kësaj ndeshje) bëri surprizën e madhe. Gjermanët kanë shkuar të fitojnë kundër Magpies, me ndeshjen të vendosur nga një gol i Nmecha, në fundin e pjesës së parë. Tani gjermanët janë në pozita të rëndësishme, duke qenë se do të luajnë tashmë ndaj Newcastle në Gjermani. Në të njëjtën kohë, PSG do të vizitojë San Siron.

GRUPI G

Tre në tre për Manchester City, tani i abonuar te 3-1 në Europë. Një rezultat që përsëritet edhe ndaj Young Boys, ku gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte në fakt nën ton për Citizens, të bllokuar nga mbrojtja e ulët e kundërshtarit dhe të detyruar të mos gjenin hapësira. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 47′, kur Akanji shënoi nga një goditje këndi, por epërsia angleze nuk zgjati shumë. Me një kundërsulm, Meschack Elia e gjeti veten krejt i vetëm në gjysmë-fushën kundërshtare dhe mundi Ederson me një parabolë. Pas vetëm pesë minutash rezultati ishte 1-1, por në fushë ishte Haaland. Norvegjezi kaloi Guardiolën në avantazh me një penallti në minutën e 66′ dhe pasi dha asistin për golin e anuluar të Julian Alvarez, shënoi dygolëshin personal në minutën e 85′. 37 gola në 33 ndeshje për Erling në Champions League, ndërsa City kryeson Grupin G me nëntë pikë.

Leipzig e ndjek, duke fituar me të njëjtin rezultat kundër Crvena Zvezda. Ndeshja ishte më e vështirë se sa mund të imagjinohej dhe u zhbllokua pas dymbëdhjetë minutash, kur Raum mposhti Glazer me një prekje mes këmbëve të portierit. Portieri shmangu dyfishimin e anësorit nga goditja e lirë dhe Crvena rikthehet në jetë. Serbët shkuan pranë barazimit në fillim të pjesës së dytë. Sidoqoftë, në momentin më të mirë të tyre, erdhi eurogoli i Xavi Simons, që dyfishoi në minutën e 59′. Crvena Zvezda ngushtoi diferencën me Stamenic (70′), por Leipzig vulsoi rezultatin me Dani Olmo, i kthyer në fushë pas një dëmtimi të gjatë. 3-1 edhe për Leipzig, në vendin e dytë me 6 pikë: të fundit Zvezda dhe Young Boys me një pikë.

GRUPI H

Fitores së Barcelonës i përgjigjet Porto, që përmbysi Antwerp 4-1 në Bosuil. Fillimi ishte i shkëlqyer për talentet e rinj të van Bommel, të cilët dominuan në start. Belgët kaluan në avantazh në minutën e 37′ me golin e Yusuf Alhassan. Në kohën shtesë në pjesën e parë Conçeicao humbi Wendell dhe hodhi në fushë Evanilson, duke ngritur qendrën e gravitetit. Ishte lëvizja vendimtare, sepse nga ky moment Porto dominoi. Braziliani barazoi në aksionin e parë të pjesës së dytë, më pas në minutën e 54′ Eustaquio përmbysi rezultatin, 2-1. Shfaqja e Evanilson vazhdoi me një prekje nga brenda zonës për dygolshin e tij personal. Braziliani fiksoi edhe trigolëshin në minutën e 84′, pa i lënë asnjë shans Butez. Porto fitoi 4-1, tashmë të dytën me gjashtë pikë, pas Barçës kryesuese. Portugezët braktisin shoqërinë e Shakhtar (3), ndërsa e mbyll Antwerp me zero pikë.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group E
Feyenoord 3-1 Lazio
Celtic 2-2Atletico Madrid
Champions League Group F
Newcastle United 0-1 Borussia Dortmund
Paris Saint-Germain 3-0 AC Milan
Champions League Group G
RB Leipzig 3-1 FK Crvena Zvezda
Young Boys 1-3 Manchester City
Champions League Group H
Barcelona 2-1 Shakhtar Donetsk
Royal Antwerp 1-4 FC Porto

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME