Ylli 24-vjeçar regjistron paraqitje legjendare në fanellën e Kombëtares së Francës dhe është në rrugën e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “tricolorët”
Me dy golat që shënoi ndaj Holandës, Kylian Mbappe arriti në total 42 me Kombëtaren franceze, parakaloi Michel Platini (41) dhe u ngjit në vendin e katërt në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave për “tricolorët”.
Ylli i Paris Saint-Germain është vetëm 24 vjeç dhe ka Antoine Griezmann (44 gola), Thierry Henry (51 gola) dhe Olivier Giroud (54 gola) mbi të, që do të thotë se Mbappe është në hap për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Francës.