Dy gola ndaj Polonisë, pas dygolëshit kundër Danimarkës dhe golit ndaj Australisë. Kylian Mbappé nuk ndalet më. E me kaq, një rekord francezi e ka thyer. Ai është lojtari që në moshën 24-vjeçare ka shënuar më shumë gola në një Kupë Bote.
Golat e Mbappé janë tashmë 9, Pelé ishte ndalur në 7. Në total, ai barazoi Messi për numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës. Në Katar ai është në kuotën 5 dhe kryeson renditjen e golashënuesve. Duke pasur parasysh moshën e tij, ai ka mjaftueshëm kohë për të arritur Klose, mbajtësin e rekordit absolut të golashënuesve. Gjermani shënoi 16 gola në Kupën e Botës, duke kaluar Ronaldo Fenomenin, por Mbappe mund të bëjë edhe më mirë.
Rekordi ndoshta më i lakmuari nga sulmuesi i PSG-së, megjithatë, është ai që mund të arrijë më 18 dhjetor, ditën e finales. Nëse Franca do të bënte një bis, Mbappé do të barazonte Pelé. Braziliani është lojtari i vetëm deri më tani i aftë për të fituar dy kupa në moshën 24-vjeçare. Me pak fjalë, Mbappé është tashmë në historinë e futbollit planetar dhe ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë një legjendë.