Tuesday, February 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe: “Nuk e dija që një letër mund të vriste kaq shumë”

Mbappe: “Nuk e dija që një letër mund të vriste kaq shumë”

Kylian Mbappe është i grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Sulmuesi u paraqit në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të premtes ndaj Gjibraltarit, por kombëtarja kaloi në plan të dytë duke qenë se të pranishmit ishin të gjithë të interesuar për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit.

Mbappe u shpreh se i dërgoi një letër drejtuesve të PSG për t’i njoftuar se nuk do ta rinovojë kontratën përtej vitit 2024, ndërsa theksoi se nuk e mendonte se një letër do të merrte përmasa të tilla.

“Sinqerisht, nuk besoja se do të ofendoja me anë të një letre. Ishte vetëm një letër, nuk e mendoja se do të “vriste” ndokënd. E ardhmja? Në këtë moment kam vetëm një opsion, të qëndroj tek PSG. Në planin tim do të jem me skuadrën sapo të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Presidenti Emmanuel Macron nuk do të ketë asnjë impakt në vendimin për të ardhmen time, ai dëshiron që unë të qëndroj te PSG.

Dhe, në fakt unë do të qëndroj, pra jemi në të njëjtin krahë. Njerëzit do të flasin, do të kritikojnë, por unë e di se çfarë do të bëj dhe se çfarë do të them. Shumë veta flasin, por nuk kanë informacionin e duhur”, u shpreh Mbappe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME