Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milan, ende pa u bashkuar me klubin e tij të ri, Real Madrid. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serie A: “Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë – ishin fjalët e tij me rastin e European Global Soccer Awards –. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj te Milan”.
“Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milan dhe gjithmonë kam ndjekur Serie A, çdo ndeshje të Milan – shpjegoi për Sky tashmë ish-lojtari i PSG, që do të veshë fanellën e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm -. E gjithë familja ime është tifoz e madhe e Milan!”.
Në fund, një falenderim për PSG, klub nga i cili largohet në pritje të zyrtarizimit te Real Madrid: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike. Kam kaluar shtatë vjet në këtë klub, ka trofe dhe gola, por në fund të fundit, kanë më shumë rëndësi marrëdhëniet që krijohen me njerëzit”, e mbylli Mbappé.
🚨🇫🇷 Kylian Mbappé: “Italian football? You never know what happens”, told Sky.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2024
“I was always saying: if I will go to Italy one day, I will go to Milan” 🔴⚫️
“As a kid, I was big fan of AC Milan and I always watch Serie A, every Milan game”.
“All my family, massive Milan fan!”. pic.twitter.com/T3UqpjhDgT