Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMbaroi takimi me shefen e misionit të ODHIR, Berisha tregon detaje

Mbaroi takimi me shefen e misionit të ODHIR, Berisha tregon detaje

Ka përfunduar takimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit me Glover, Berisha u shpreh se i shprehu shqetësimet dhe problematikat për një proces zgjedhor normal.

Gjithashtu theksoi se i tregoi shefes së misionit të ODHIR, mbi “dështimin e turpshëm të përpjekjeve të Ramës për të lënë vendin pa opozitë”. 

“Dështimin e turpshëm të këtyre përpjekjeve të Ramës për të lënë vendin pa opozitë, vendosmërinë e PD për të çuar përpara procesin elektoral siç e ka shpallur para shqiptarëve.

Mendoj se Glover ishte tek ne në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Them se paraqitëm problematikën që konsiderojmë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME