Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËMbreti Charles zbulon titujt e rinj për Princ William dhe Kate

Mbreti Charles zbulon titujt e rinj për Princ William dhe Kate

Pallati mbretëror njoftoi se Mbreti Charles do i japë Kate Middleton, Princit William dhe Queen Consort Camilla Parker-Bowles tituj të rinj.

Nusja e Charles u emërua zyrtarisht kolonelja e re e nderit e Gardës Irlandeze, një titull që më parë mbante burri i saj. Duke pasur parasysh rolin e ri të Middleton, William mori titullin si kolonel i Gardës së Uellsit.  Queen Consort do të shërbejë si kolonel i Gardës Grenadier,  një pozicion i mbajtur më parë nga Princi Andrew.

Mes ndryshimeve, pallati njoftoi gjithashtu se ceremonia do të zhvillohet më 17 qershor 2023 . Parada  do të shfaqë më shumë se 1,400 ushtarë, 200 kuaj dhe 400 muzikantë, sipas Buckingham Palace.

Dita e madhe është vendosur të zhvillohet vetëm gjashtë javë pas ditës së kurorëzimit të  Mbreti Charles. Sipas Daily Mail, monarku planifikon të ftojë djalin Princ Harry dhe Meghan Markle, në event, pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara.

“Harry është djali i tij. Madhëria e Tij do ta dojë gjithmonë atë”, tha burimi i brendshëm. “Gjërat janë të vështira për momentin. Por dera do të lihet gjithmonë e hapur.” 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME