Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVriten 3 kurdë në Paris, plas dhuna

Vriten 3 kurdë në Paris, plas dhuna

Një person i armαtosur hapi zjarr në qendër në Paris duke vrαrë 3 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë. Ai sulmoi një qendër kulturore kurde të komunitetit lokal. Hetimet janë përqendruar tek motivet raciste. I dyshuari, një 69-vjeçar, u arrestua menjëherë. Ai sapo kishte dalë nga burgu.

Ai po qëndronte në qeli pasi sulmoi me shpatë tendat në një kamp emigrantësh në Paris më 8 dhjetor 2021. Nuk ishte e qartë pse ai ishte liruar së fundmi. Kjo pasoi një valë përleshjesh mes policisë dhe një grupi që ishin mbledhur në vendngjarje pas sulmit. Këshilli Demokratik Kurd në Francë i cili drejton qendrën dënoi sulmin me anë të një deklarate të shkurtër.

Protestuesit u panë duke ndezur zjarre në mes të rrugëve dhe duke thyer xhamat e makinave. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin shkoi vetë në vendin e ngjarjes. Ai tha se autori nuk ka asnjë lidhje të njohur me grupet “ultra të djathta”.

“Ne po ecnim në rrugë dhe dëgjuam të shtëna armësh. U kthyem dhe pamë njerëz që vraponin”, – tha një dëshmitar. Policia e ka ndaluar të dyshuarin pa rezistencë dhe thuhet se ka gjetur edhe armën e përdorur në sulm. Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi policinë për “guximin”. Ai shtoi se komuniteti kurd i kryeqytetit kishte qenë “objektivi i një sulmi të tmerrshëm”. Ngjarja vjen pothuajse 10 vjet pas vrasjes së 3 aktivisteve kurde në Paris në janar 2013.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME