Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTopalli: Rama i dha Yuri Kim dy goditje në 10 ditë

Topalli: Rama i dha Yuri Kim dy goditje në 10 ditë

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka komentuar marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Topalli e quajti një sjellje ndryshe atë të Ramës ndaj Kim. Për këtë ajo përmendi dy ngjarje që ndodhën së fundmi.

“Brenda 10 ditëve kemi një sjellje ndryshe të Kryeministrit Rama, në mënyrë të veçantë ndaj ambasadores amerikane. Për shembull para 10 ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme, sigurisht me urdhër të Edi Ramës, lajmërimi që do të largohej ambasadorja amerikane ishte gjëja më joserioze. Ajo është një procedurë që zhvillohet vetëm në Departamentin e Shtetit dhe Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë lidhje, aq më pak që të bëjë një qëndrim publik. Ishte e turpshme, por ai ishte një mesazh i Kryeministrit Rama ndaj ambasadores.

Dje ishte mesazhi i dytë mendoj unë. Edi Rama e kishte vendosur për të mos e votuar Dvoranin, sepse po të donte, ai do ti gjente votat siç i ka gjetur ato herët e tjera tek ato miqtë e tij. Dvoranin, që Departamenti i Shtetit e kishte shpallur kampion anti-korrupsioni. Çudia më e madhe me thënë të drejtën, unë di që ka qenë hetues edhe në kohët më të vështira dhe ishte fyerje në fakt” – tha Topalli në një intervistë për A2 CNN.

Ish-Kryeparlamentarja përmendi më pas emërimin në krye të SPAK të Altin Dumanit.

“Gjëja është për ta parë në një prizëm tjetër se çfarë po ndodh në raportet mes tyre. Çudira të mëdha ndodhin në Shqipëri. A dini ju ndonjë vend të botës që ambasadori të shkojë direkt sapo nisin zgjedhjet për kreun e SPAK, që duhet të bëhen me votim të fshehtë, por bëhen me votim të hapur. A dini ndonjë vend të botës ku kryetari i SHIK-ut ikën një vit me studime dhe këtu shërbimet e inteligjencës në kohë lufte nuk janë në shërbim.

A di ndonjë vend tjetër të botës që ka qëndruar gati dy vite pa Gjykatë Kushtetuese. A di ndonjë vend që nuk ka fare gjykatë të parë, sepse nuk funksionon as Administrativja, as Gjykata e Lartë. A mund të më thotë kush se vërtet e beson se Reforma në Drejtësi ka funksionuar. Po nuk gënjehet kështu. Ky është një eksperiment i pamerituar për shqiptarët, me pasoja të rënda për vendin tonë, ky është realiteti” – tha Topalli. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME