POLITIKË

Mbyllet protesta e 72-të para Kryeministrisë/ Qytetarët: Nuk do të ndalemi, këtu deri në largimin e Ramës

Është mbyllur protesta e 72-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh fjalimesh dhe marshimit të qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit nisën tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u mbajtën fjalime dhe u përcollën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Më pas, qytetarët vijuan protestën me marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë.

Pas përfundimit të marshimit, protestuesit janë shpërndarë, duke shënuar kështu mbylljen e protestës së 72-të, duke paralajmëruar vazhdimin e mëtejshëm të kësaj revolte qytetare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button