Itali – Policia e Novarës ka ushtruar kontroll në zonë në kuadër të operacioneve antidrogë, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, njëri prej tyre shqiptar.
Në kuadër të operacionit karabinierët kanë ndaluar një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas rumun, ndërsa pasagjer ishte shqiptari. Nisur nga nervozizmi i dy personave të ndaluar, policia vendosur të kryente kontroll të imtësishëm në kamion.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në sediljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash. Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.