Është mbyllur protesta e sotme e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila mbahet pas skandalit të aferës të dosjes 5D.
Protestuesit janë larguar pas 1 orë e gjysmë proteste. Ata dogjën goma përpara godinës së Bashkisë, ndërsa lëshuan thirrje të vazhdueshme për lirimin e liderit të PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.
Është lajmëruar se protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të mbahet më datë 10 qershor.
Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se ditën e enjte do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Është tensionuar situata në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të vendosura më herët para kordonit policor. Tymi i zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.