
Kombëtarja kuqezi ka dhuruar një paraqitje bindëse në miqësoren ndaj Jordanisë, duke fituar me rezultatin 4-2 në stadiumin “Air Albania”.
Pjesa e parë nisi me disavantazh për Shqipërinë, pasi në minutën e 27-të Al-Rashdan përfitoi nga një mbrojtje e pasigurt dhe kaloi Jordaninë në avantazh. Megjithatë, reagimi i kuqezinjve nuk vonoi. Në minutën e 40-të, Mo Abualnadi shënoi autogol pas një aksioni të bukur të Bajramit dhe Dakut, duke barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë ishte e gjitha në kontroll të Shqipërisë. Në minutën e 65-të, Armando Broja përmbysi rezultatin pas një pasimi perfekt nga Kristjan Asllani, duke e dërguar topin në rrjetë për 2-1.
Vetëm 10 minuta më pas, Arbër Hoxha realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke trefishuar epërsinë në 3-1. Në minutën e 79-të, Nedim Bajrami vulosi fitoren me golin e katërt pas një aksioni të bukur me Brojën. Në fund kishte kohë për Jordaninë që të gjente golin e dytë me Olwan









