AKTUALITET

Me “letra në dorë”, prokurorët shoqërojnë ish-kreun e Kadastrës Fier, Ertis Shehu

Fier – Ish-drejtuesi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Ertis Shehu, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Fierit.

Burime bëjnë me dije se veprimi është kryer nga prokurorë të Prokurorisë së Fierit dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë shkuar me dokumentacion në dorë dhe e kanë shoqëruar Shehun për t’u marrë në pyetje, në kuadër të një hetimi.

Sipas burimeve, punonjës të policisë kanë qëndruar në distancë gjatë veprimeve, ndërsa prokurorët dhe OPGJ-të nuk kanë dhënë informacion mbi çështjen apo arsyen konkrete të shoqërimit.

Ish-kreu i Kadastrës FierErtis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit.

Shoqërimi i tyre  është kryer në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman.

Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Priten detaje të reja në lidhje me hetimin dhe përfshirjen e emrit të ish-zyrtarit të Kadastrës.

Ertis Shehu ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier në periudhën 2019 – 2021 (për rreth 2 vite).

  • Mandati: Emërimi i tij erdhi gjatë reformës së ristrukturimit të zyrave të regjistrimit të pasurive dhe krijimit të ASHK-së, ku zëvendësoi drejtuesit e mëparshëm të Hipotekës së Fierit.
  • Mbyllja e detyrës: Në fund të vitit 2021/fillim të vitit 2022, drejtimi i Kadastrës së Fierit pësoi ndryshime të tjera strukturore, duke pasuar me emërime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button