Shqiptarët janë kampionët e Europës. Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115 kg.
Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.