Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMediat e Prishtinës: Begaj nuk përmend Kosovën në fjalimin e parë

Mediat e Prishtinës: Begaj nuk përmend Kosovën në fjalimin e parë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Bregaj, ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë para Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin nuk përmendi Kosovën. Në fjalimin e tij, që zgjati diku rreth 3 minuta, ai përmendi ndër të tjera edhe luftën në Ukrainë, ku tha se pasojat e saj i prekin edhe shqiptarët, por që gjithsesi shqiptarët janë të rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve.

“Lufta e Ukrainës e ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasoja katastrofike që prodhon luftaAskush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve”, tha ai.

Pas betimit u shpreh se Shqipëria evropiane është ajo e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemailit e Fan Nolit. Në fjalën e tij, ai tha se e njeh punën e qeverisë dhe atë që është bërë deri më tani, por përpjekja edhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Ai po ashtu pati një fjalë edhe për opozitën.

“Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit”, është shprehur Begaj.

Deputetët e opozitës nuk duartrokitën në përfundimin e fjalimit të tij. Begaj u zgjodh president me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në Kuvendin e Shqipërisë më 6 qershor./Gazetaexpress/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME