Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMegaoperacion kundër mafies shqiptare në Ekuador e Spanjë, 30 të arrestuar

Megaoperacion kundër mafies shqiptare në Ekuador e Spanjë, 30 të arrestuar

Një mega-operacion i shtrirë në Ekuador dhe Spanjë ka çuar në arrestimin e 30 personave të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash. Mediat ekuadoriane raportojnë se të arrestuarit janë të lidhur me një organizatë të implikuar në trafikun e drogës, të drejtuar nga një shqiptar i identifikuar si Dritan Gjika.

Deri të martën në mëngjes në këtë operacion janë kryer 57 bastisje në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay. Ndërsa në Spanjë operacionet janë zhvilluar në Barcelona, Málaga, Marbella dhe Valencia.

Policia bëri me dije se deri më tani janë sekuestruar: 2 ton e 377 kg drogë (gjatë hetimeve) dhe 450 mijë euro. Paratë e sekuestruara në Ekuador janë ende duke u numëruar si dhe 10 armë zjarri. Janë sekuestruar 25 automjete, 22 pasuri dhe 27 celularë.

Sipas hetimeve, Dritan Gjika ishte drejtues i kësaj organizate, e cila merrej me porositë për drogën pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe më pas interesohej për koordinimin e shitjes deri në Europë. Për këtë, organizata kishte bashkëpunim me disa persona që ndihmonin në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin.

Prej aty supozohet se ngarkesa e paligjshme vazhdonte rrugën e saj në rrugë tokësore për në qendrat e saj të operimit në provincat Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku grumbulloheshin sasi të mëdha substancash të paligjshme.

Nga hetimet u zbulua se organizata mbushte kontejnerë me mallra të ligjshme (si banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri. Policia beson se organizata kishte informacion të detajuar për dokumentet detare të tregtisë së jashtme, gjë që e lehtësonte fshehjen e drogës brenda kontejnerëve. 

1707243338_rqeeaegvbava.PNG
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME