Analisti i njohur Shpëtim Nazarko deklaroi se kjo mënyrë drejtimi e Edi Ramës tregon se pas rënies së tij, nuk ka për të pasur PS, ashtu siç nuk ka sot Parti Demokratike. Më tej ai tha se PS-ja do të shkermoqet sapo të ikë Edi Rama.
“Çdo shoqëri dhe çdo parti, i ngjan atij vreshtit me rrush që po s’pati ata hunjtë që e mbajnë, mbaron. Jo vetëm që nuk krijon stafe të mëdha, por nuk ndërton strategji të mëdha.
Gjithë fondet për bujqësinë shkojnë për bujtina. Këtë e shkruan në statut, kur fiton kryetari i partisë, i zgjidh të gjitha punët, por kur fiton gjithnjë i zgjidh gjithnjë.
Nëse PS ikën nesër nga pushteti do bëhet një llogari e madhe që ndenjtë 15 vite në pushtet dhe nuk ndërtove 1 kilometër hekurudhë”- theksoi ndër të tjera Nazarko.
Me sa duket edhe Edi Ramës do ti ndodhë pas ikjes nga kryetar në PS, sikurse i ndodhi Berishës, ku djali i përkedhur dhe i vendosur nga Saliu, Lulzim Basha, ia futi më keq dhe me pabesi se sa kurkush.
Historia përsëritet, por në distanca kohe!