Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdalojnë makinat dhe përleshen, theret 44 vjeçari (vidio)

Ndalojnë makinat dhe përleshen, theret 44 vjeçari (vidio)

Berat – Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat.

Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur ka debatuar në ecje e sipër përgjatë rrugës së re me një person që ndodhej në automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve.

Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy të rinjtë janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit por janë ndarë.

Sipas burimeve në vendngjarje,mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për t’i qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur,ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME