AKTUALITET
Merr flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet qarkullimi

Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit, duke shkaktuar alarm dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë aks.
Sipas të dhënave paraprake, pasagjerët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka një informacion zyrtar për persona të lënduar.
Shërbimet përkatëse kanë ndërhyrë në vendngjarje, ndërsa po punohet për normalizimin e qarkullimit në aksin rrugor.
Ngjarja është në zhvillim dhe priten të dhëna të tjera në vijim.







