AKTUALITET

Protestuesi: Spiunët e Vlora Hysenit të shporren nga sheshi se s’na përçajnë dot

Nga podiumi i improvizuar para kryeministrisë, në ditën e 119-të të protestës, një protestues i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për rrëzimin e qeverisë Rama.

Ai kishte dhe një mesazh për bashkëpunëtorët e ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas të dhënave, Vlora Hyseni ka shpërndarë informacione të rreme për të shpërndarë këtë protestë.

Sot u bëj thirrje SHIK-save të shporren se nuk e përçajnë dot. Se kushdo që do të merret me këtë protestë do të verë në burg me shefen e tij.
Të gjithë ata shqiptarë që kanë shpirt opozitar dhe duan të shohin vendin sa më mirë, sot është dita për të dalë në shesh. Cdo kush që I thotë vetes shqitar, socialistët e ndershëm e kanë për detyrë të jenë këtu në shesh.

Kam dhe një mesazh për ata që rrinë para televizorit. Fëmija ju iku jashtë, ilaçet nuk i bleni dot. Shtëpitë po jua marrin, tokën jua morën. Çfarë prisni më? Ngrihuni nga divani e ejani këtu të gjithë. Nuk mund të prisni nga  një grusht njerëzish të bëni revolucion. Ngrihuni sa nuk është vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button