Një dragua animatronik 45 metra i gjatë mori flakë dhe i detyroi vizitorët të largoheshin nga një shfaqje popullore në Disneyland.
Zjarri filloi gjatë shfaqjes me tematikë, “Fantasmic!” në ishullin atraktiv të Tom Sawyer-it.
Pamje të shumta të publikuara në mediat sociale kapën kokën e “Maleficent Dragon” të përfshirë nga flakët në mes të performancës.
Një shtëllungë e madhe tymi u pa që ngrihej nga vendndodhja përgjatë parkut tematik prej 100 hektarësh, raporton nypost.
Shfaqja u ndërpre papritur pasi të ftuarit dhe anëtarët e kastit të Disneyland u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pasi personeli i urgjencës shuan zjarrin, i cili u pa duke u përhapur në trupin e dragoit gjigant.
Departamenti i Zjarrfikësve në Anaheim iu përgjigj zjarrit dhe nuk raportoi për të lënduar. Zona përreth Frontierland ishte e rrethuar, ndërsa pjesa e mbetur e parkut mbeti i hapur.
Ndryshe, Ishulli Tom Sawyer ka qenë një element qendror i shfaqjeve në Disneyland që nga viti 1956 dhe bazohet në librin e Mark Twain, “Aventurat e Tom Sawyer” dhe u lejon njerëzve të udhëtojnë në gjurmët dhe aventurat e kolonëve të hershëm të Amerikës në vitet 1840.