AKTUALITET

Merr mbështetje nga 52 deputetë, avokati Saimir Vishaj kërkon “postin” e rëndësishëm…

Kuvendi pret deri në fund të muajit që juristë apo aktivistë të të drejtave të njeriut të kandidojnë për pozicionin Avokat i Popullit.

Ndër të parët që ka shprehur interes, është avokati i njohur Saimir Vishaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se deri më tani ka marrë mbështetje nga 52 deputetë të PD dhe PS.

“Deri tani kanë firmosur 52 deputet nga PD dhe PS. Mirënjohje për keta deputet që firmosën për një kanidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracies. Gjithmonë kam mbajtur linjën e prindërve të mi dhe as nuk kemi marrë pjesë ndonjë forcë politike, por duke qenë striktë vetëm me legjislacionin në fuqi. Kjo është platforma ime si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore“, shkruan avokati Saimir Vishaj.

Zgjedhja e kreut të këtij institucioni me 3 vjet vonesë, kërkon 84 vota në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button