Ilir Meta: Protestën e parë Partia e Lirisë do ta organizojë pas një jave në orën 18:00 te incineratori i Tiranës.
Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave.