Milani mposht 2-0 Atalantën në javën e 37 të Serie A dhe është tashmë afër fitimit të titullit kampion. Në fakt, nëse Interi do të arrijë të mundë Cagliarin në mbrëmje, djemve nga Pioli do t’u duhej vetëm një pikë ndaj Sassuolos në javën e fundit për t’u kurorëzuar matematikisht si kampionë të Italisë. Pas një pjese të parë të vështirë, ndeshjen e zhbllokoi Leao, i cili gjeti goditjen fituese në minutën e 56. Kryevepra e Theo Hernandez, që çmend kuqezinjtë, dyfishoi rezultatin në minutën e 75′, duke e cuar tashmë titullin edhe më pranë Milanos kuqezi.
Tani objektivi është shumë afër. Fitorja e pestë radhazi për Milan dhe momentalisht + 5 nga kushërinjtë e tyre, tashmë të detyruar të fitojnë të dyja ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë për një humbje sensacionale të kuqezinjve në Reggio Emilia. Sfida me bergamaskët ishte një përzierje e intensitetit dhe tensionit, por Tonali dhe shokët e tij u treguan të aftë për të mbajtur mendjen të qetë dhe për të goditur në momentin më të përshtatshëm, duke shfrytëzuar cilësitë e talenteve të tyre më të mëdha. Gol i mrekullueshëm i Leao, për të kapsallitur sytë ai i Theos, që i dërgoi 75 mijë tifozët në “Meazza” në delir, në fund të një udhëtimi mbresëlënës. Për të festuar trengjyrëshin e 19-të, mungon tashmë fare pak.