Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMETentuan manipulimin e rezultatit në Eurovizion, ja 6 shtetet

Tentuan manipulimin e rezultatit në Eurovizion, ja 6 shtetet

Ukraina u shpall fituese e Eurovision 2022 këtë vit me grupin përfaqësuese Kalush Orchestras, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar që doli e dyta dhe Spanja në vendin e tretë.

Por, pavarësisht kësaj gjatë procesit të votimit u tha se kishte parregullsi dhe për këtë ka reaguar edhe vet Unionin Evropian i Transmetuesve (EBU)

Secila nga 40 vendet që morën pjesë në Eurovision 2022, kanë shpallur votat e jurive të tyre profesionale përkatëse dhe ndërsa Alessandro Cattelan, Laura Pausini dhe Mika, nikoqirët e mbrëmjes, po bënin rezultatet e televotimit publik, Unioni Evropian i Transmetuesve ( EBU ) ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se ka zbuluar disa modele të parregullta votimi në rezultatet e gjashtë vendeve si në gjysmëfinalen e dytë të mbajtur të enjten ashtu edhe në finalen e madhe të luajtur këtë të shtunë.

“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna votimi të ngjashme). Ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovision dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet dhe/ose rezultatin të votimit.”, thuhej në deklaratën e EBU.

Në vend të kësaj u llogarit dhe u përdor një “rezultat i përmbledhur” për secilin vend. Rezultati i përmbledhur është llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me “rekorde të ngjashme votimi”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME