Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMilitantët e Edison Memollës kërcënojnë gazetaren e SYRI TV

Militantët e Edison Memollës kërcënojnë gazetaren e SYRI TV

Gazetarja Marsi Korreshi dhe grupi i xhirimit të SYRI TV është gjendur nën presionin e një grupi personash që i kanë kërcënuar ndërsa po raportonin për një drekë në lokalin e kandidatit të PS për Rrogozhinën, Edison Memolla. Ndërsa Korreshi po raportonte persona të irrituar i kanë kërkuar të largohet, duke bërtitur, duke e filmuar me celularë, duke i bërtitur dhe sharë nga makinat që lëviznin pranë saj.

Kërcënimet janë bërë për shkak se kandidati i Ramës, Edison Memolla ka vendosur të shtrojë një drekë për mësuesit, mjekët dhe punonjës të tjerë të administratës, megjithëse kjo është e ndaluar në fushatë.

Grupi i personave që kanë kërcënuar gazetaren janë miq dhe të afërm të kandidatit Memolla, që në zgjedhjet e 14 Majit fitoi Rrogozhinën me votat e burgut.

Për një raportim të thjeshtë të një aktiviteti të kandidatit të PS në Rrogozhinë, Edison Memolla, gazetarja e Syrit Tv, Marsi Korreshi është kërcënuar në transmetim live nga simpatizantë të kësaj force politike në këtë qytet.

Takimi është zhvilluar në lokalin e kandidatit të PS, Rrogozhinë. Aty janë ftuar gra dhe vajza nga administrata, mësuese, infermiere, punonjëse etj. Dreka është pjesë e një takimi elektoral për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në këtë qytet. Por ka mjaftuar që gazetarja të nisë një raportim live dhe është rrethuar nga persona të panjohur që e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të largohen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME