Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMinistri grek: Burgosja e Fredi Belerit, çështje që i takon BE-së

Ministri grek: Burgosja e Fredi Belerit, çështje që i takon BE-së

Ministri i Shtetit i Greqisë, Savros Papastavrou është shprehur se mbajtja në burg e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

“Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ajo ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou në një intervistë për radion Skai.

“Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi. Megjithatë, për sa i përket BE-së, kjo duhet parë si një çështje evropiane. Nëse një autoritet ekzekutiv në çdo shtet ka aftësinë të refuzojë të betohet dikë bazuar vetëm në preferencat personale, kjo përbën një problem për Evropën”, theksoi ai.

Ministri grek, i cili javën e kaluar vizitoi Belerin në burg, la të kuptohet se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Është e qartë se Greqia mbështet vazhdimisht dhe në mënyrë të palëkundur perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” tha Papastavrou, duke vënë në dukje se kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar.

“Ne të gjithë përfitojmë nga perspektiva evropiane e Shqipërisë, veçanërisht pakica kombëtare greke. Megjithatë, kjo rrugë integruese ka disa kushte dhe kritere”, tha ai

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME