Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin: Dhëmbët e mia janë më të famshme se..

Debatet sa vijnë e ndizen akoma më shumë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një natë përpara Prime-t të tretë, në shtëpinë e Big Brother VIP 5, përveç përplasjeve dhe debateve të ashpra, kanë nisur dhe thumbimet mes banorëve.
Një gjë e tillë ndodhi mes Kristit dhe Mirit të cilët ‘sulmuan’ me provokime njëri-tjetrin në dhomën e gjumit.
Kristi: Këtu është diferenca mes nesh. Ti zgjedh fshehtas, unë zgjedh në prezencën tënde.
Miri: Ty të kam venë te rrethi.
Kristi: Kam për t’i dridhur më shumë duart.
Miri: Të kam vënë te rrethi. Je në rreth. Je në kuadrat. E di pse s’dua të merrem me ty? Se je në nominim. A ke ndonjë flos aty?
Kristi: Çfarë është kjo?
Miri: Fije për dhëmbët.
Kristi: I kam të bëra.
Miri: Ku i ke bërë, se i ke bërë bukur.
Kristi: E di që dhëmbët e mia këtu janë më të famshme se shumë karriera. Njihen më shumë se disa njerëz. Jam i sigurt që janë hapur fan-page me dhëmbët e Kristit.
Miri: Edhe më shumë se mua?
Kristi: Se disa njerëz thashë, nuk specifikova.











