Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua “Miss Universe 2023” në konkursin vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.
Fituesie e konkurseve kombëtare të 84 vendeve që morën pjesën në Miss Universe të këtij viti u gjykuan nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).
Njëzet gjysmëfinalistë u shpallën në fillim të së shtunës mbrëma pas rezultateve të garës paraprake (dhe një votimi global ). Dy raunde të pyetjeve dhe përgjigjeve lanë më pas vetëm tre në garë: Palacios, Porsild dhe Moraya Wilson e Australisë.
E pyetur në raundin e fundit se “nëse do të mund të jetonit një vit në këpucët e një gruaje tjetër, kë do të zgjidhnit dhe pse?”, Sheyniss zgjodhi Mary Wollstonecraft dhe tha: “Unë do të zgjidhja Mary Wollstonecraft sepse ajo hoqi hendekun dhe u dha një mundësi shumë grave. Unë do të doja që ai boshllëk të hapej në mënyrë që më shumë gra të mund të punonin në çdo fushë që ato zgjedhin të punojnë, sepse nuk ka një vend ku gratë nuk mund të punojnë.